Administrata e presidentit amerikan Joseph Biden ka shtuar 37 kompani në listën e saj të zezë tregtare, duke përfshirë njësi të shumta të kompanisë gjenetike kineze BGI, si dhe firmën kineze të IT Inspur.
Sipas Reuters, Departamenti Amerikan i Tregtisë, organi që rregullon eksportet, ka shtuar BGI në listën e zezë për shkak të pretendimeve se pjesë të kompanisë paraqesin një “rrezik të rëndësishëm” dhe kontribuojnë në mbikëqyrjen e qeverisë kineze, përcjell Fol Drejt.
“Veprimet e këtyre subjekteve në lidhje me mbledhjen dhe analizën e të dhënave gjenetike paraqesin një rrezik të konsiderueshëm ridrejtimi në programet ushtarake kineze”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./FolDrejt/