Ambasada e SHBA-së në Kiev përmes një deklarate në Twitter kërkoi që të gjithë, përveç disa prej tyre, të largohen nga Ukraina.
Për shkak të tensioneve me Rusinë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin stafin diplomatik nga Ukraina qëndrimi i të cilëve nuk është i nevojshëm, shkruan AA.
Ambasada e SHBA-së në Kiev përmes një deklarate në Twitter kërkoi që të gjithë, përveç disa prej tyre, të largohen nga Ukraina.
Në deklaratë thuhet se Departamenti i Shtetit ka vendosur që për shkak të rritjes së pranisë ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën dhe pushtimit të mundshëm, personeli, qëndrimi i të cilit nuk është i nevojshëm, do të largohet nga vendi, transmeton Fol Drejt.
Vendimi është marrë para bisedimeve mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin./FolDrejt/