Ai tha se një pjesë tjetër kanë shkuar në SHBA por jo sa ishte premtuar në fillim. Në këtë pikë Rama u shpreh se SHBA e kanë zakon që bëjnë më pak se premtojnë.
Pjesë nga replikat:
Edi Rama: Kanadaja ka marrë pjesë të madhe. Edhe SHBA premtuan jo aq sa premtuan por një pjesë pasi e kanë pak si zakon që bëjnë më pak se sa premtojnë. Ne i marrim me kënaqësi.
Po qe puna për standarde dhe vlera i kemi këtu nuk ka ditë natë na japin me bujari të madhe. Kur vjen puna te gjërat konkrete japin por me kujdes. Se nuk kanë të shkretët.
Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore.
Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare”, u shpreh Rama.
Yuri Kim: Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull.
Edi Rama: Do pushohet përkthyesi tani./Panorama/