Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken është takuar me kryeministrin e Zelandës së Re, Chris Hipkins, ku janë trajtuar çështjet bilaterale, rajonale dhe globale, shkruan Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se Blinken i cili vizitoi Zelandën e Re, është takuar me Hipkins me të cilin kanë diskutuar për çështjet bilaterale, rajonale dhe globale.
Duke tërhequr vëmendjen e vendeve të Paqësorit për SHBA-në, Blinken shprehu bindjen e plotë se të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku.
Kryediplomati amerikan e falënderoi Hipkinsin për ndihmat që Zelanda e Re i dha Ukrainës ndërsa dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e Zelandës së Re në Samitin e Liderëve të NATO-s, që u mbajt në fillim të muajit në Vilnius.
Gjatë takimit, palët vlerësuan vizitën e tyre në Kinë ndërsa Blinken vuri theksin mbi “një Indo-Paqësor të lirë dhe të begattë”.