Ned Price, Zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), janë të zhgënjyera me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pas mospajtimit për targat në Bruksel.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të DASH-it, Price bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë.
“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë”, thuhet në deklaratë.
Sipas tij, dy krerët e vendeve ballkanike duhet të bëjnë lëshime.
“Ne i bashkohemi BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve. Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre sipas Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”,ka shkruar Price./FolDrejt/
The United States urges the governments of Kosovo and Serbia to avoid further escalation of tensions and to engage constructively in dialogue. Both parties must compromise to reach a negotiated settlement. https://t.co/JbOupqvfnu
— Ned Price (@StateDeptSpox) November 22, 2022