Ndërsa në Prishtinë është duke u mbajtur Samiti Rajonal i Ballkanit për Sigurinë, Ekonominë dhe Paqen që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga The Economist, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Ambasadori Jeffrey M. Hovenier i është drejtuar auditorit me një fjalë rasti, shkruan Fol Drejt.
Sipas Hovenier, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar interes për këtë pjesë të Evropës, që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ai i përmendi disa figura të shquara të presidentëve amerikanë, të cilët kanë lënë gjurmë në zgjidhjen e telasheve në Ballkanin Perëndimor.
“Shumica prej të rinjve janë njohës të anglishtes, të gatshëm për të kontribuuar” – tha ai, duke i veçuar edhe specifikat e tjera të shoqërisë Kosovare.
Sipas tij, aktualisht interesi i ShBA-ve mbetet mbështetja e Kosovës në procesin e dialogut dhe arritjes së zgjidhjes përfundimtare me Serbinë.
“Ne po ashtu e mbështesim edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës” – tha ai më tej, duke shtuar se integrimi i FSK-së në NATO, është rruga që ata e ndjekin.
Hovenier ka folur edhe për mbështetjen në rrafshet e tjera që ShBA-të i kanë ofruar Kosovës, duke e përfshirë edhe atë energjetik.
Kjo ta bëjë me plotësimin e vizionit të Kosovës – ka vënë në dukje ai, duke shtuar se “inkurajimi dhe mbështetja” nga ShBA-të, nuk do të mungojë./FolDrejt/