Zyrtarë të rangut të lartë amerikan kanë këshilluar Ukrainën që të përmbahet nga nisja e një ofensive të madhe kundër forcave ruse derisa të përfundojë një dërgesë e re e armëve moderne amerikane dhe trajnimi për përdorimin e tyre, tha një burim nga administrata e presidentit Joseph Biden.
Në një bisedë me një grup të vogël gazetarësh në kushte anonimiteti, një zyrtar i rangut të lartë njoftoi se SHBA i qëndron vendosmërisht vendimit të saj për të mos dorëzuar tanket Abrams në Ukrainë për momentin, në të njëjtën kohë kur ka një polemikë në Gjermania për dërgimin e tankeve Leopard në Kiev, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Zyrtari tha se SHBA aktualisht nuk planifikon t’i dërgojë këto tanke në Ukrainë, sepse ato janë të shtrenjta dhe të vështira për t’u mirëmbajtur, dhe ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mohoi të premten se Berlini po bllokonte në mënyrë të njëanshme dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, duke theksuar se qeveria është gati të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe t’i dërgojë nëse ka një konsensus midis aleatëve./FolDrejt/