Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden informoi Kongresin amerikan se do të dërgonte ndihmë financiare prej dhjetë milionë dollarësh për palestinezët me qëllim promovimin e paqes me Izraelin, edhe pse konfliktet midis dy palëve janë të ndezura.
Departamenti i Shtetit tha sot se kjo ndihmë financiare është pjesë e një shume shumë të madhe prej 100 milionë dollarësh të miratuar nga administrata amerikane për palestinezët në fillim të këtij viti, duke anuluar kështu heqjen pothuajse të plotë të mbështetjes gjatë mandatit të ish-presidentit, Donald Trump.
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar theksoi se 10 milionë dollarë do të shkojnë për të mbështetur grupe njerëzish në mënyrë që të zgjidhin ndarjet e rrënjosura në diferencat midis kombësive, feve, statusit, klasave ose përkatësisë politike në zonat e prekura nga konflikti dhe lufta, raporton ap.
Shtetet e Bashkuara përsëritën se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se administrata është përqendruar në përfundimin e krizës në mënyrë diplomatike.