Qeveria amerikane ofron një shpërblim prej 5 milionë dollarësh kush jep informacion të saktë që mund të çojnë në sekuestrimin e aseteve të lidhura me oligarkët rusë.
Skema e quajtur “kapja dhe ngrirja” filloi të mërkurën, ndërsa programi mori formë përpara se Moska të dërgonte trupa në Ukrainë dhe u miratua nga Kongresi gjatë administratës Trump si pjesë e një plani për shpenzimet e mbrojtjes.
Çdo qytetar amerikan që transmeton informacione që çojnë në kufizimin, sekuestrimin ose konfiskimin e aseteve “të lidhura me korrupsionin që përfshin qeverinë e Federatës Ruse”, mund të marrë 5 milionë dollarë, raporton Daily Mail./FolDrejt/