Shtetet e Bashkuara thanë në një deklaratë se mezi presin të mbështesin punën e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit të OSBE-së në vitin 2023.
Shtetet e Bashkuara kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të procesit të bashkimit sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, gjatë takimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në Uashington, njoftuan sot mediat maqedonase.
Në kryeqytetin e SHBA-së dje është mbajtur takimi i parë i procesit të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut dhe me këtë rast, qeveritë e dy vendeve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se dialogu ka për qëllim thellimin e partneritetit dypalësh./FolDrejt/