Dmitry Peskov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i hedhin benzinë zjarrit pas njoftimit të kësaj të fundit se do të dërgojë raketa me rreze të mesme veprimi në Ukrainë.
Sipas CNN, zëdhënësi i kremlinit, Peskov, tha se nuk i beson Kievit se nuk do të përdorë këto armë kundër Rusisë. Peskov tha gjithashtu se Kremlini nuk do të përjashtonte një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por se çdo bisedë e tillë duhet të përgatitet paraprakisht.
Sipas tij, puna për një dokument paqeje me Ukrainën ishte pezulluar prej kohësh dhe se ende nuk kishte rifilluar./FolDrejt/