Raketat me rreze të mesme veprimi janë pjesë e ndihmës prej 700 milionë dollarësh të sigurisë për Ukrainën nga SHBA, që do të përfshijnë helikopterë, sisteme të armëve antitank Javelin dhe armë të tjera, sipas The Guardian.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sistemet dhe municionet e avancuara të raketave do t’i lejojnë Ukrainës “të godisë më saktë objektivat kyçe në fushën e betejës”.
SHBA po përpiqet të arrijë ekuilibrin pa rrezikuar përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës.
Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë se Ukraina dha garanci se raketat nuk do të përdoren për të goditur brenda Rusisë. Këto sisteme do të përdoren nga ukrainasit për të zmbrapsur përparimin e forcave ruse në territorin ukrainas, por ato nuk do të përdoren për të goditur objektivat në territorin rus./abcnews.al