Gabriel Escobar, emisar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për Ballkanin Perëndimor, ka thënë së fundmi se pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Fol Drejt.
Sipas Escobar, ShBA-të presin që ky propozim të dorëzohet deri më 2 maj, kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Bruksel.
“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.
“Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por, tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, ka vijuar argumentin Escobar./FolDrejt/