Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se mbështesin fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit me një frymë konstruktive, e cila është e nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës përpara raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel.
Departamenti i Shtetit tregon se është e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi të përdorin bisedimet për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore të rajonit, transmeton Fol Drejt.