Në Jerusalem Post është publikuar një artikull sipas së cilit, kompjuterët e Kinës janë hakuar nga SHBA-të, me qëllim për të sulmuar Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë.
Raporti është bërë nga media shtetërore kineze dhe ndërsa ka cituar Ekipin Teknik të Reagimit Emergjent të Rrjetit Kompjuterik/ Qendrën Koordinuese të Kinës.
Që nga shkurti Kina është përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike, në të cilat aktorët e huaj morën kontrollin e kompjuterëve në vend për të shënjestruar Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë. Sipas raporteve, shumica e këtyre sulmeve kishin origjinën në Shtetet e Bashkuara, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Xinhua citoi Ekipin Teknik të Reagimit Emergjent të Rrjetit Kompjuterik/ Qendrën Koordinuese të Kinës, një qendër teknike e sigurisë kibernetike që udhëheq përpjekjet për të parandaluar dhe zbuluar kërcënimet e sigurisë kibernetike ndaj vendit.
“Monitorimi nga CNCERT/CC zbuloi se që nga fundi i shkurtit, interneti i Kinës është përballur vazhdimisht me sulme kibernetike nga jashtë. Këto grupe jashtë shtetit sulmuan duke marrë kontrollin e kompjuterëve në vend për të kryer sulme kibernetike ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë,” citohen autoritetet e kësaj qendre, transmeton Fol Drejt.
“Pas analizave, shumica e adresave për këto sulme erdhën nga Shtetet e Bashkuara,” thotë burimi, duke shtuar se disa erdhën nga vende të tjera si Gjermania dhe Holanda.
Sulmet kibernetike kanë qenë një pikë kryesore tensioni midis Shteteve të Bashkuara, bashkë me aleatët e kësaj të fundit dhe Kinës, pasi të parët kanë akuzuar Kinën për kryerjen e një fushate globale spiunazhi kibernetik.
Kina thotë se nuk angazhohet në sulme kibernetike dhe i ka quajtur akuza të tilla “njolla me qëllim të keq”.
Rreth 87% e sulmeve kibernetike të regjistruara nga Kina janë të drejtuara kundër Rusisë, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS./FolDrejt/