Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, pritet të takohet në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë, shkruan Fol Drejt.
Një ditë më herët, Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime veç e veç me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-së dhe Bashkimit Evropian (BE).
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës të ruhet.
“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”.
Në anën tjetër në Twitter ka reaguar ambasadorja e Pekinit në Beograd, Chen Bo. Ajo në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tha se “Kina e mbështetë sovranitetin e Serbisë në Kosovë.”
ShBA-të dhe Kina i kanë përkeqësuar raportet sidomos për shkak të qëndrimeve rreth Tajvanit. Kosova duket të jetë një tetër arenë ku këto dy superfuqi duan ta shtrijnë luftën speciale./FolDrejt/