Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-të), kanë vendosur sanksione ndaj serbëve nga Kosova. Menjëherë pas vendimit për sanksione, kanë nisur reagimet, transmeton Fol Drejt.
Edhe Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, i është shtuar kësaj liste.
Sipas Borrell, vendosja e sanksioneve ndaj disa serbëve nga Kosova, është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
“Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
The designation by the U.S. is an important step in fighting organised crime in the #WesternBalkans
Dismantling transnational criminal networks contributes to security, stability &improves rule of law in the entire region. The EU is fully engaged in pursuing this common objective https://t.co/VJkUpxkqzr— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 9, 2021
Ndryshe prej rastit të aksionit në veri të Kosovës, nga ana e Policisë Speciale, kur ai i cilësoi si “veprime të njëanshme”, kësaj radhe ai nuk është vonuar të rreshtohet pro – amerikanëve./FolDrejt/