Në momentin e sulmit, oficerët e policisë po hetonin në lagjen Lincoln Heights, kur i dyshuari për të cilin kishin ardhur për të hetuar hapi zjarr mbi autoritetet e rendit dhe ligjit rreth orës 18:30, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) tha se oficerët e plagosur u dërguan me urgjencë në Qendrën Mjekësore LAC+USC ku u trajtuan.
Sulmuesi u gjet dhe u vra nga oficerët e tjerë të policisë menjëherë pas kësaj.
“Ne jemi duke monitoruar dhe analizuar nga afër përleshjen e dhunshme të mbrëmjes së sotme që rezultoi në plagosjen e tre oficerëve. Raportet nga spitali tregojnë se të tre oficerët janë aktualisht në gjendje stabile,” shkroi në Twitter shefi i LAPD, Michel Moore.
“Njëri nga oficerët u qëllua në stomak, ndërsa dy të tjerët pësuan plagë me armë zjarri në ekstremitete”, raportoi CBS News Los Angeles. /FolDrejt/