Tre persona u vranë dhe dy u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, nga të shtënat në një lokal në Kansas City, Missouri, që ndodhi herët në mëngjes, tha policia.
Oficeri i Departamentit të Policisë në Kansas City, Donna Drake tha se dy persona vdiqën në vendngjarje dhe i treti vdiq në spital, raportoi AP.
Viktimat ishin të rritur, tha policia, duke shtuar se sulmi ishte nën hetim./FolDrejt/