Ish-presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi sot se ai ka paraqitur një apel kundër vendimit të një jurie të gjykatës federale në Manhattan që të martën e gjeti atë përgjegjës për sulmin seksual dhe shpifjen e gazetares dhe kolumnistes I. Jean Carroll, duke u dënuar me dhënie të pesë milion dollarëve dëmshpërblim asaj.
Në vitet 1990, Donald Trump sulmoi seksualisht gazetaren I. Jean Carroll dhe më pas e shpifi duke e quajtur gënjeshtare, sipas vendimit të jurisë, raporton Reuters, me vlerësimin se i dha një goditje fushatës së Trumpit për nominimin presidencial.
Gjatë gjykimit civil, Carroll (79-vjeçare) dëshmoi se Trump (76) e përdhunoi atë në dyqanin Bergdorf Goodman në Manhattan në vitin 1995 ose 1996, dhe më pas dëmtoi reputacionin e saj duke publikuar versionin e tij të atyre akteve seksuale, një krim i cili, sipas Trumpit, është “mashtrim i plotë dhe gënjeshtër”, transmeton Fol Drejt.