Donald Trump urdhëroi punonjësit në vendpushimin e tij në Florida të fshinin videot e sigurisë pasi ai ishte nën hetim për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara.
Kështu thanë prokurorët amerikanë të enjten ndërsa zgjeruan çështjen kundër ish-presidentit dhe akuzuan një anëtar të dytë të stafit të tij për ndihmën për të fshehur dokumentet, raporton Reuters.
Prokurori i posaçëm amerikan Jack Smith ngriti tre akuza të reja penale kundër Trump, duke e çuar totalin në 40 dhe akuzoi një punonjës mirëmbajtjeje në resortin Mar-a-Lago të Trump, Carlos De Oliveira, për komplot për të penguar drejtësinë, duke e akuzuar atë se e kishte ndihmuar Trump të fshinte dokumentet.