Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuara për zhvillimet në Izrael dhe “i bëjnë thirrje fuqishëm” udhëheqësve izraelitë që të gjejnë një kompromis sa më shpejt të jetë e mundur, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson.
Në Izrael qytetarët protestojnë prej javësh për shkak të reformës së paralajmëruar në drejtësi dhe të dielën policia përdori topa uji kundër demonstruesve, ndërsa presidenti Isaac Herzog i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga reforma në drejtësi, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje me forcë udhëheqësve izraelitë që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ne besojmë se kjo është rruga më e mirë për Izraelin dhe qytetarët izraelitë,” tha Watson./FolDrejt/