Udhëheqësi i organizatës ultra të djathtë “Oath Keepers” Stewart Rhodes u shpall fajtor për konspiracion dhe rol në sulmin në ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021, pas një gjyqi dy mujor, raporton BBC.
Prokurorët thanë se ai planifikoi një rebelim të armatosur për të ndaluar transferimin e kompetencave presidenciale pasi Joseph Biden u zgjodh si udhëheqës i vendit në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA.
Përveç Rhodes, Kelly Maggs, e cila hyri me të në ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021, u shpall gjithashtu fajtore për konspiracion, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.