Presidenti i sapozgjedhur, Bajram Begaj, ka marrë një urim edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim për mediat, Ambasada Amerikane në Tiranë thotë se:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.
Bajram Begaj u zgjodh sot nga Kuvendi si President i Republikës me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.