Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se forcat ruse kanë rrethuar shumicën e qytete ukrainase. Zëdhënësi i DASH, Ned Price tha se sulmet ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.
Megjithatë DASH nuk specifikoi se cilat qytet ukrainase janë aktualisht të rrethuara. Price akuzoi qeverinë ruse për sulmet e bëra.
Ai shtoi se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës i kanë lënë banorët pa ujë, energji elektrike, ushqime dhe ilaçe.
Shumë njerëz, shtoi Price, nuk kanë mundur të shpëtojnë si rezultat i “bombardimeve të pamëshirshme”.
Në një përditësim të veçantë të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po angazhon “një numër të shtuar” forcash për të rrethuar qytetet ukrainase.
“Kjo do të zvogëlojë numrin e forcave të disponueshme për të vazhduar përparimin e tyre dhe do të ngadalësojë më tej përparimin rus,” tha Ministria e Mbrojtjes.