Në 2 prill 1792 është hedhur në qarkullim monedha e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo do ishte monedha zyrtara e vendit, por që më vonë do ishte edhe paraja dominuese e botës, shkruan foldrejt.com.
Origjina e fjalës dollar është derivimi nga fjala gjermane “taler”, që nënkuptonte monedhat e argjendta gjatë mesjetës në Europën qendrore.
Pasqyra e dollarit të parë ishte valuta spanjolle peso, e cila nga shekulli i 16-të dominonte tregjet e Europës dhe kolonive në Amerikën Latine./Foldrejt.com