Autoritetet amerikane kanë njoftuar se do të vendosin sanksione financiare ndaj Vladimir Potanin, ish-zëvendëskryeministri i Rusisë dhe një nga njerëzit më të pasur në Rusi.
Disa dhjetëra zyrtarë të qeverisë ruse dhe kompani nga sektori financiar janë objektivi i sanksioneve.
Objektivi i parë i sanksioneve është Rosbank, të cilën Potanin e bleu këtë vit.
“Ne vazhdojmë të forcojmë izolimin e Rusisë nga tregjet globale”, njoftoi Departamenti Amerikan i Thesarit./FolDrejt/