Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka vendosur të pranojë 125 mijë refugjatë për vitin fiskal 2023, duke mbajtur të njëjtin numër me vitin e kaluar.
Në letrën e tij drejtuar Departamentit të Shtetit, Biden njoftoi numrin e refugjatëve për vitin fiskal 2023, i cili do të fillojë më 1 tetor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në letër, Biden e ka mbajtur këtë numër të njëjtë me vitin e kaluar dhe e ka vendosur në 125 mijë.
Edhe pse administrata e Bidenit rriti numrin për pranimin e refugjatëve vitin e kaluar, numri i refugjatëve të pranuar në SHBA vitin e kaluar arriti në 20 mijë./FolDrejt/