Departamenti i Shtetit të SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 6 kompanive që transportojnë ose shesin naftë dhe produkte petrokimike iraniane.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti thuhet se në mesin e kompanive që u sanksionuan, ishte një kompani me bazë në Vietnam, dy me bazë në Kinë, dy me bazë në Iran si dhe një kompani me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Thuhet se në kuadër të sanksioneve u përfshinë edhe 20 anije të këtyre kompanive.
Në deklaratë thuhet se kompanitë e sanksionuara dhe kushdo që lidhet me anijet e sanksionuara mund të sanksionohet dhe se e gjithë pasuria e këtyre kompanive në SHBA dhe nën kontrollin e shtetasve amerikanë duhet të raportohet në Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit.
Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha: “SHBA-ja është e vendosur të reduktojë ndjeshëm eksportet e energjisë së Iranit. Ajo do të vazhdojë të vendosë sanksione ndaj atyre që lehtësojnë tregtinë e naftës dhe petrokimike të Iranit”.
“Ky vendim forcon përpjekjet tona për të vendosur sanksione ndaj Iranit. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër atyre që përpiqen të anashkalojnë sanksionet tona”, tha Blinken.
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi më 10 shkurt se shtoi në listën e sanksioneve 9 kompani që luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin, shitjen dhe dërgimin e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane./FolDrejt/