Protesta e cila filloi si paqësore në Kaliforni përfundoi me zjarre të shumta, disa makina të dëmtuara dhe dritare të shumta të thyera.
Ndërkaq, gjatë marshimit të mëvonshëm ku u mblodhën rreth 300 protestues, disa prej tyre ndezën zjarre dhe thyen dritare.
Në mesin e ndërtesave të dëmtuara ishte dhe një sallon automobilash. Të paktën një veturë u dogj. Një zjarr u ndez gjithashtu para një banke.
Protestuesit brohorisnin emrin e Daunte Wright, një 20-vjeçar i cili u qëllua dhe u vra nga një oficer policie në Brooklyn Center në Minesota, dhe Adam Toledo, një 13-vjeçar i cili u qëllua nga një oficer policie në Çikago.
Turma gjithashtu hodhi shishe dhe sende të tjera ndaj oficerëve gjatë marshimit, tha policia e Oakland në një deklaratë. Një oficer pësoi dëmtim nga goditja në kokë.
Autoritetet shpallën tubimin të paligjshëm dhe udhëzuan demonstruesit të largoheshin. Policia tha që protestuesit u shpërndanë paqësisht. Nuk ka pasur arrestime.