Zyrtarët e mbrojtjes së NATO-s do të mbajnë konferencën vjetore të Komitetit Ushtarak në Norvegji në Oslo nga 15 deri më 17 shtator, njoftoi shërbimi për shtyp i NATO-s.
“Me ftesë të gjeneralit Eirik Kristoffersen, shefit të Forcave të Armatosura Norvegjeze, shefat e mbrojtjes së NATO-s do të mblidhen në Oslo nga 15 deri më 17 shtator për konferencën vjetore të Komitetit Ushtarak. Axhenda do të fokusohet në forcimin e pozitës parandaluese dhe mbrojtëse të aleancës”, thuhet në një deklaratë të Aleancës.
Shtohet se shefat e ftuar të mbrojtjes do të përcjellin vendimet e marra nga krerët e shteteve dhe qeverive aleate në samitin në Vilnius në korrik.