Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen sot për të mbështetur Ukrainën, në një kohë kur ushtria ruse ka intensifikuar përpjekjet për të pushtuar Severodonetsk, një qytet kyç në pjesën juglindore të rajonit të Donbasit, të cilin Moska e ka identifikuar si prioritet.
Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna do të takohet sot në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të shprehur solidaritetin e Parisit me Ukrainën dhe për t’i dhënë më shumë mbështetje këtij vendi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme franceze.
Udhëtimi i saj në Ukrainë vjen për shkak të kritikave nga disa diplomatë dhe analistë politikë, të cilët thonë se Franca nuk po bën sa duhet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.