Një takim i përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së është mbajtur dje në Bruksel, me theks të veçantë në ndihmën e armëve që i duhen ushtrisë ukrainase në luftën për çlirimin e territorit të saj, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Grliq Radman, mori pjesë në takimin e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së dhe Forumit Humanitar Evropian, si dhe në Forumin e Shumanit për Siguri dhe Mbrojtje.
“Ukraina ishte tema më e rëndësishme, e cila rëndon jo vetëm BE-në, por edhe të gjithë bashkësinë demokratike ndërkombëtare. Ne diskutuam se si të dërgojmë edhe më shumë dhe të krijojmë kushte për ndihmë edhe më të fortë në Ukrainë,” u tha Grliç Radman gazetarëve pas takimit.
Ai beson se të 27 vendet anëtare të bllokut evropian duhet të përfshihen fuqimisht në ndihmën e Kievit, duke shtuar se ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba iu bashkua takimit përmes video-lidhjesdhe kërkoi ndihma armësh dhe municionesh.
“Të gjitha vendet duhet të përfshihen fuqishëm dhe në përputhje me furnizimet dhe kapacitetet e tyre, për të ndihmuar Ukrainën në luftën e drejtë për lirinë dhe çlirimin e territorit”, tha Grlić Radman.
Ai shtoi se paralelisht me mbledhjen e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, është mbajtur një konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë dhe kujtoi se Kroacia deri më tani ka ndarë 5.5 milionë euro për Turqinë dhe 600 mijë euro për Sirinë. /FolDrejt/