Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Noel Le Graet ka dhënë sot dorëheqje.
Pas 11 vitesh në krye të futbollit francez, 81-vjeçari Le Graet vendosi të tërhiqej pas disa muajsh turbulencash, të karakterizuara nga akuza për ngacmime seksuale dhe morale.
Në fillim të këtij muaji, një auditim i porositur nga ministria e sporteve doli në përfundimin se Le Graet nuk e kishte më legjitimitetin e nevojshëm për të drejtuar dhe përfaqësuar sportin në Francë dhe theksoi sjelljen e papërshtatshme të Le Graet ndaj grave. /FolDrejt/