Presidenti i SHBA-së, Joe Biden planifikon të shpallë synimin e tij për të emëruar shefin e Forcave Ajrore Charles Q. Brown Jr. në krye të ushtrisë amerikane.
“Gjatë pasdites, presidenti do të shpallë synimin e tij për të emëruar gjeneralin Charles Q. Brown Jr. për të shërbyer si shef i ardhshëm i Shtabit të Përgjithshëm”, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu do të marrin pjesë në këtë ngjarje, tha Shtëpia e Bardhë.
Aktualisht, gjenerali Mark Milley shërben si shef i i Shtabit të Përgjithshëm, por mandati i tij katërvjeçar do të përfundojë më vonë gjatë këtij viti.
Emërimi i Brown kërkon konfirmimin e Senatit, ndërsa ai do të jetë oficeri i dytë me ngjyrë që do të bëhet shef i Shtabit të Përgjithshëm pas Colin Powell dy dekada më parë./FolDrejt/