Jens Stoltenberg theksoi se “bisedimet për rrugën përpara do të vazhdojnë në ditët në vijim”
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se ka diskutuar shqetësimet e sigurisë së Türkiye-s me kryeministren e Suedisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Fola me kryeministren suedeze Magdalena Andersson për aplikimin e Suedisë në NATO dhe shqetësimet e sigurisë të ngritura nga aleati ynë Türkiye”, tha Stoltenberg në një postim në Twitter.
Ai theksoi se “bisedimet për rrugën përpara do të vazhdojnë në ditët në vijim”.
Javën e kaluar, Stoltenberg konfirmoi se Türkiye ka “shqetësime legjitime në lidhje me luftën kundër grupit PKK dhe organizatave të tjera”, duke shtuar se PKK konsiderohet një organizatë terroriste nga NATO, BE-ja, si dhe Finlanda dhe Suedia.
Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’iu bashkuar NATO-s më 18 maj, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.
Por Türkiye, anëtare e vjetër e aleancës, ka shprehur kundërshtime ndaj aplikimeve të tyre për anëtarësim, duke kritikuar shtetet nordike për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste./FolDrejt/