Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se do të ishte “e rrezikshme të nënvlerësohej” Rusia për luftën gati njëvjeçare në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ata kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet”, tha Stoltenberg në një konferencë biznesi në Norvegji.
“Ne nuk kemi asnjë indikacion se Presidenti [Vladimir] Putin ka ndryshuar planet dhe synimet e tij në Ukrainë. Pra, është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë”, shtoi ai.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, më e madhja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka dëbuar miliona nga shtëpitë e tyre dhe ka kthyer në gërmadha një pjesë të madhe të vendit./FolDrejt/