Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg i ka numëruar trupat ruse të cilat e kanë rrethuar Ukrainën, transmeton Fol Drejt.
I pari i NATO-s ka thënë se bëhet fjalë për më shumë se 100 mijë trupa.
“Numri i ushtarëve që Rusia ka dislokuar brenda dhe përreth Ukrainës është mbi 100 mijë. Kemi parë që në dy ditët e fundit ka dërguar forca ushtarake në Bjellorusi” – citohet të ketë thënë ai.
Ditë më parë u zbulua biseda ndërmjet zyrtarëve amerikanë e evropianë me ata rus, ndërsa u tha që këtyre të fundit u është thënë që t’i tërheqin trupat. Për më shumë, NATO bashkë me ShBA-të i ka ofruar qeverisë së Putinit, një program për çarmatosje, të cilin ai nuk e ka pranuar./FolDrejt/