Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka kërkuar vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon dhe pasi shifrat e reja tregojnë se më pak se një e katërta e tyre përmbushin objektivin e aleancës, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Stoltenberg tha se pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar tregoi se bota ishte bërë më e rrezikshme dhe aleatët e NATO-s duhej të përgjigjeshin duke vendosur dhe përmbushur synime më ambicioze të shpenzimeve ushtarake.
Vetëm shtatë nga 30 vendet e aleancës përmbushën objektivin aktual për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2022, sipas vlerësimeve në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, të publikuar të martën./FolDrejt/