Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se është “i shqetësuar për lëkundjet e vazhdueshme” në Turqi dhe Siri, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ekipet e OBSh-së po mbështesin punonjësit e shëndetësisë dhe klinikat e lëvizshme në të dy vendet me furnizime mjekësore, në mënyrë që ata të mund të ofrojnë kujdes të menjëhershëm për të gjithë njerëzit në nevojë,” shkroi ai në Twitter. /FolDrejt/