Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se është i shqetësuar se Rusia do të largohet nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi më 17 korrik, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Jam i shqetësuar dhe ne po punojmë shumë për të siguruar që do të jetë e mundur të ruhet nisma e Detit të Zi dhe në të njëjtën kohë që ne jemi në gjendje të vazhdojmë në punën tonë për të lehtësuar eksportet ruse,” u tha Guterres gazetarëve.
Moska ka kërcënuar më parë se do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk hiqen pengesat për dërgesat e saj të grurit dhe plehrave./FolDrejt/