Veselin Miliq, shef i Departamentit të Policisë për Beograd, tha se djali i arrestuar KK e kishte planifikuar sulmin për një muaj dhe se kishte përdorur një armë që ia kishte marrë babait të tij, si dhe se kishte me vete katër kokteje molotov, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se sulmuesi kishte planifikuar sulmin për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që donte t’i vriste, si dhe plane për klasën.
Miliq tha se zgjodhi sot sepse klasa e historisë është më afër hyrjes dhe se sot klasa e tij ka pasur orën e parë të historisë.
Ai tha se KK ka qëlluar rojen dhe dy vajzat në hyrje të shkollës. Më pas ai hyri në klasën e historisë dhe qëlloi mësuesin dhe fëmijët. Miliq shtoi se pas kësaj KK doli në oborr dhe thirri policinë.
Menjëherë pas mbërritjes në shkollë, tha Miliq, policia e arrestoi djalin dhe gjeti një armë. /FolDrejt/