Qyteti i Patersonit në Nju Xhersi të SHBA-së ka zgjedhur përherë të parë shefin e saj policor nga radhët e muslimanëve. Lajmi është bëri i ditur të martën dhe bëhet fjalë për Ibrahim “Mike” Baycora, i cili detyrën e shefit policor e ka marrë me betimin mbi Kuranin e madhërishëm.
Përndryshe, ai ka shërbyer si polic në Nju Jork prej më shumë se tri dekadash dhe përzgjedhja e tij është pikërisht për shkak të përvojës së madhe.
Gjithashtu, në ceremoninë e marrjes së detyrës së re nga Ibrahim Baycora, ka qenë prezent edhe kryetari i Patersonit, Andre Sayegh, i cili përshëndeti të afërmit me tij me fjalën turke: “Merhaba,” “Hosgeldiniz” and “Nasılsın?”, për të respektuar origjinën e familjes së shefit të ri policor.
Baycora, 60, tha se është krenar për detyrën e re dhe se do i shërbejë sa më mirë vendit të tij Paterson./Foldrejt.com