Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, Mark Milley, vlerësoi se nuk ka gjasa që Ukraina të dëbojë të gjitha forcat ruse nga territori i saj këtë vit.
“Unë nuk mendoj se do të bëhet në të ardhmen e afërt këtë vit,” tha Milley në një intervistë për Defense One.
Duke kujtuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar shumë herë se qëllimi i Ukrainës është të dëbojë të gjitha forcat ruse nga Ukraina, Milli theksoi se kjo është “një detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake”./FolDrejt/