Blerim Vela, Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Kosovws, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Departamenti amerikan i Thesarit e ka futur në ‘listë të zezë’ anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.
Vela tha se Dodik, Veselinoviq e Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që në fokus kanë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje”.
“Dodik, Veselinoviq dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot, Departamenti amerikan i Thesarit, në ‘listë të zezë’ e ka futur Millorad Dodikun, pasi sipas tyre, deri tek ky vendim ka ardhur si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme të Dodikut ndaj stabilitetit të territorit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe për aktivitete korruptive të tij.