Shefi i Shtabit të Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq ka thënë se situate në Kosovë është mjaft e komplikuar, mirëpo ka shtuar se Serbia ende nuk është duke e konsideruar opsionin e ndërhyrjes ushtarake.
Mojsiloviq i ka thënë Radio Televizionit serb se situate në Kosovë është ‘përplot tensione dhe lëvizje të njëanshme’, shkruan B92.
“Situata e sigurisë është stabile, por të gjithë parametrat tregojnë se mund të ndodhin të papritura”, ka thënë ai duke shtuar se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR’in në veri dhe në jug të Kosovës.
Ai ka thënë se Ushtria e Serbisë do të vazhdojë ta monitorojë situatën.
“Përgjegjësia e KFOR’it është për të ruajtur situatën në territorin e Kosovës. Ne jemi të interesuar për të gjithë qytetarët tonë, në veri dhe në jug që jetojnë në atë vend”, ka thënë ai.
“Presidenti i Republikës është i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje që ofron paqe në Kosovë kështu që ushtria aktualisht nuk e ka në konsideratë ta trajtojë ndërhyrjen ushtarake por si ushtar, mund të them se nuk i iki kësaj përgjegjësie’, ka thënë ai.