Shefi i Zyrë së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se njëri nga kushtet e Kosovës për në BE është dialogu Kosovë-Serbi.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi.
“Mendoj që është e qartë se procesi integrues i Kosovës për në Bashkimin Evropian është i lidhur me dialogun dhe mënyra e vetme që Kosova mund të shkojë në BE është një lloj negocimi për dakordim dhe ratifikim të marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”,ka thënë Szunyog në një konferencë për media.