Gjenerali i ushtrisë greke (GEETHA), Konstantinos Floros, ka paralajmëruar gjatë një telekonference me komandantin e NATO-s për Europë, Tim Radford, se si pasojë e shkeljeve të vijueshme në Detin Mesdhe dhe Egje, mund të ndodhë një rrezik përplasje me Turqinë, shkruan Kathimerini, përcjell foldrejt.com. Përveç kësaj, një krizë tjetër është edhe ajo me refugjatët në lumin Evros mes Ankarasë dhe Athinës.
Gjenerali grek akuzoi Turqinë për dhunim të herëpashershëm të aeroplanëve turq në hapësirën ajrore greke, por edhe kërkimin e njëanshëm të naftës në lindje të Mesdheut.
Të premten, pas shumë kohësh si pasojë edhe e kufizimeve të marra nga Kovid19, janë takuar sy më sy ministri i jashtëm grek Nikos Dendias dhe ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt./Foldrejt.com