Charlie Hebdo ka bërë një karikaturë që ndërlidhet me tërmetin e fundit që ndodhi në Turqi dhe Siri.
“Tërmet në Turqi. Nuk ka nevojë që të dërgojmë tanket.”, kanë shkruar ata në karikaturën e bërë për këtë situatë.
Për këtë ka pasur shumë reagime e njëri nga ta është edhe Redi Shehu i cili ka shkruar në Facebook:
“Ne kohen kur i gjithe globi ndan dhimbjen me viktimat e nje prej fatkeqesive me te medha te ndodhura, perverset e Charlie Hebdo mendojne vetem se si te poshterojne te tjeret. Kjo shitet si liri e shprehjes, si vlere. Turpi nuk eshte per keta medioker te humbur, por per te gjithe ata qe i kane mbrojtur talljet e tyre, gjoja ne emer te vlerave”, ka thënë ai, transmeton Fol Drejt.