Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, foli sot me presidentin rus Vladimir Putin për situatën në Ukrainë dhe me atë rast theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin përpjekjet që synojnë arritjen e një zgjidhjeje politike.
Sheikh Mohammed bin Zayed më herët disa herë ka theksuar se vendi i tij është i gatshëm të jetë ndërmjetësues në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
“Unë u takova sot me Presidentin Putin në Shën Petersburg për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rusisë, si dhe situatën në Ukrainë. Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të mbështesin të gjitha përpjekjet që synojnë arritjen e një zgjidhjeje politike përmes dialogut dhe diplomacisë me synimin e paqes dhe stabilitetit global”, shkroi Sheikh Mohammed bin Zayed në Twitter, transmeton Fol Drejt.